Të gjithë ata që janë të fiksuar pas filmave, me siguri që i’a kushtuan mbrëmjen e së dielës ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2019”. Por shumica prej nesh e pranojmë që jemi të fiksuar pas të famshmëve dhe këto çifte nuk do t’ju zhgënjejnë.
Ja çiftet që na bënë për vete në tapetin e kuq:
1.Aktori Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk bënë një nga paraqitjet e rralla së bashku, të kapur për dore në tapetin e kuq.
2.Idris Elba dhe e fejuara Sabrina Dhowre treguan dashurinë për njëri-tjetrin, veçanërisht me puthjen e saj në faqe.
3.Supermodelja Heidi Klum dhe i fejuari Tom Kaulitz u bënë pak më pasionantë.
4.Gina Rodriguez dhe i fejuari Joe LoCicero me siguri u argëtuan shumë në tapetin e kuq.
5.Alison Brie dhe bashkëshorti Dave Franco nuk u puthën, por ai e ndihmoi që t’i rregullonte fustanin për fotot.
6.Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones nuk ia ndanë sytë njëri-tjetrit.
Burimi: Cosmopolitan