INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti Beckham drejt divorcit?! Victoria shpjegon atë që e acaron më së shumti dhe e paska seriozisht

Çifti Beckham drejt divorcit?! Victoria shpjegon atë që e acaron më së shumti dhe e paska seriozisht

Publikuar më: 19:40 23-01-2019

Martesa e tyre është një nga më të famshmet në botë.

Një nga çiftet që janë përfolur më shumë për stilin e tyre unik dhe që gjithmonë shkaktojnë mjaft zhurmë me daljet në publik.

Së fundmi për Victoria dhe David Beckahm është folur për një krizë, që mudn të arrinte deri në divorc.

Në një intervistë për “The Guardian’s Weekend”, Victoria foli për jetën e saj familjare duke i shuar të gjitha këto thashetheme.

“Ndonjëherë bëhet shumë frustuese gjithë kjo zhurmë mediatike, por unë nuk përzihem, Ja lë këtë gjë grupit tim të PR-ve. Unë dhe David jemi shumë të lumtur. ”

“Njerëzit janë mjaft të interesuar në jetën time personale. Ndonjëherë kjo të ndihmon në punën që ne bëjmë, por ka dhe gjëra që nuk më pëlqejnë aspak. Nuk do t’i lejoj këto të këqija të arrijnë tek unë.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0025968551635742