INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti ‘Beckham’ habit të gjithë, drejt ndarjes [FOTO]

Çifti ‘Beckham’ habit të gjithë, drejt ndarjes [FOTO]

Publikuar më: 18:50 02-12-2017

Ishin çifti perfekt, por sapo na vërtetuan se perfeksioni nuk ekziston.

Victoria Beckham  dhe David Beckham duket se janë në prag ndarjeje. Ka qenë revista gjermane ‘OK’ ajo që ka bërë publike një zënkë të çiftit në një restorant dhe shkaku ka qenë një person i tretë.

Ish-Spyce Girl dhe ish-futbollisti kanë qenë duke darkuar në restorantin e njohur Santa Monica  ku molla e sherrit ishte këngëtarja Mary Charteris me të cilën David është takuar gjatë njërit prej koncerteve të saj në verë.

 “Kush mendon se je?” është dëgjuar  t’i thotë Victoria të shoqit. Ndërkohë, burime të afërta të çiftit bëjnë të ditur se ata as nuk po kalojnë më shumë kohë bashkë.

David ka qenë shpesh kohët e fundit shënjestër e mediave të cilat flasin për flirtet e tij me femra.

 “Urrej të justifikoheni pë gjithçka. Më lini të qetë, mjaft me spekullimet”, ka deklaruar pak kohë më parë Davi. Madje edhe deklarata e Nicole Scherzingher  e cila e cilësonte ish futbollistin si mashkullin më seksi, mund  të ketë ndikuar në reagimin e Victorias. Aq më tepër që Nicole dhe David frekuentojnë të njëjtën palestër. 

rs_634x1024-161120115256-634.david-victoria-beckham.cm.112016.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020620822906494