INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti divorcohet 3 minuta pas martesës, ja cili është motivi

Çifti divorcohet 3 minuta pas martesës, ja cili është motivi

Publikuar më: 14:41 05-02-2019

Thuhet se kur vendos të martohesh shpresohet se cifti do të jetë bashkë për shumë gjatë.

Por në Kuvajt është regjistruar martesa më e shkurtër, ajo zgjati vetëm 3 minuta.

Çifti protagonist i incidentit, i cili shënon një rekord të ri në historinë e martesave flesh, ka kërkuar divorc pikërisht 3 minuta pas martesës. Pasi u martua para gjyqtarit gjithçka duket se po funksiononte mirë . Pastaj, në dalje të ndërtesës, ndodh diçka. Nusja pengohet me veshjen e saj dhe burri e fyen “Budallaqe!”.

Sapo gruaja dëgjon atë fjalë, nuk mendohet dy herë. Kthehet pas tre minutave në sallën e gjyqit dhe shkon tek i njëjti gjyqtar për të kërkuar divorcin. Ai u përpoq të jetë i qetë, por ajo nuk u dorëzua. “Nëse më ofendove pas tri minutash martese, çfarë do të bësh në të ardhmen?”.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836