INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti humb ‘betejën’ për shkak të moshës. Shërbimet sociale u marrin fëmijën 1 vjeç

Çifti humb ‘betejën’ për shkak të moshës. Shërbimet sociale u marrin fëmijën 1 vjeç

Publikuar më: 11:06 30-04-2018

Një çift anglez po përjeton një periudhë të vështirë pasi Shërbimet Sociale vendosën që tu merrnin fëmijën e tyre 1 vjeç. Një 63-vjeçare dhe partneri i saj, 65 vjeç janë "të shkatërruar" pasi zyrtarët kanë trokitur në derë dhe kanë marrë fëmijën prej tyre. Shkak për këtë është bërë mosha e madhe e çiftit dhe frika e punonjësve të shërbimeve sociale për mirëqenien e foshnjës. Çifti nga veriu i Anglisë kaluan një kalvar të gjatë për tu bërë prindër. Ata arritën të bëhen me fëmijë përmes një nëne 30-vjeçare e cila mbeti shtatzënë duke përdorur spermatozoidin e 65-vjeçarit dhe një vezë donatori. Prindërit adoptues shpenzuan më shumë se 100,000 paund për të kryer këtë procedurë dhe për këtë përdorën një klinikë jashtë vendit. Kjo për faktin se shumica e klinikave në Britaninë e Madhe nuk do të merreshin me procedurën për shkak të moshës së tyre. Nëna që lindi fëmijën dhe bashkëshorti i saj figurojnë prindër të fëmijës në certifikatën e lindjes, por nënshkruan një urdhër prindëror, duke e lënë çiftin e vjetër që ta adoptonte. Shërbimet sociale kishin vizituar rregullisht prindërit duke thënë atyre që të bënin përmirësime në mënyrën se si po kujdeseshin për fëmijën. Shërbimet sociale vëzhguan nga afër situatën dhe pasi u ngritën shqetësimet, fëmija u mor me vete dhe mendohet të jetë në kujdestari. Një burim i afërt me çiftin tha se ata janë të shkatërruar. Prindërit adoptues kanë dështuar në një përpjekje për të rifituar marrjen e foshnjës nga shërbimet sociale, por ata ende po luftojnë. Burimi tha se kjo është një situatë shumë e pazakontë. Megjithëse është shqetësuese për të gjithë, punonjësit socialë kanë bërë atë që mendojnë se është më e mira për fëmijën ". Nëna birësuese refuzoi të komentojë, ashtu si edhe këshilli lokal.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545