Pas shumë vitesh në ekranin e Top Channel, këtë sezon televiziv Marina Vjollcën do ta shohim në televizionin Klan.
Por ndërkohë që kurioziteti për formatin që do të drejtojë, është i madh, deri tai moderatorja ka bërë të ditur vetëm emrin e emisionit, “C’est la vie”. Por ka qenë çifti i balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso ata të cilët me anë të një videoje kanë zbuluar ambientet e studios së “C’est la vie”.
“Një gjë e madhe pritet në Klan...bëni dhe pak durim!!! Por mos e humbisni,”-shkrujnë mbi video.
Megjithatë ende nuk e dimë nësekëto janë vërtet ambientet e studios së Marinës apo në Klan do të startojë një tjetër program.