Chiara Ferragni është një prej blogereve me më ndikim në botë dhe numëron shumë fansa në rrjetet sociale. Më 1 shtator ajo dhe këngëtari italian Fedez u betuan për dashuri të përjetshme në një ceremoni intime me miqtë.
Blogerja e njohur është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë foto dhe video të ndryshme si nga jeta private po ashtu dhe profesionale ku veshjet e saj kthehen në trend për shumë femra në të gjithë botën.
Së fundmi, blogerja dhe bashkëshorti i saj e kanë prezantuar djalin e tyre të vogël me pornostaren më të famshme në botë Mia Khalifa, por me sa duket në foton e postuar nga Fedez vogëlushi i tyre duket se nuk ka reaguar aspak mirë kur e ka parë këtë të fundit.
“Tani qan, por një ditë kur t’ia tregosh këtë fotografi shokëve të klasës, ti do të më falenderosh”-ka shkruar me humor Fedez krahas fotos së publikuar në llogarinë e tij të Instagramit.
Të shumta kanë qenë fotot dhe videot që kanë postuar çifti në Instastory, ku ish-pornostarja duket se edhe ka gatuar për çiftin e njohur, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin pëlqimin për pjatat e servirura.