Kurorëzuan dashurinë e tyre fshehur, ja çifti i famshëm më i ri në showbiz…
Modelja Miranda Kerr dhe themeluesi e rrjetit social Snapchat, Evan Spiegel, kurorëzuan dashurinë e tyre fshehur në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Ylli i Victoria Secret u martua me miliarderin në një ceremoni private në shtëpinë e tyrë, të shtunën, raporton Mirror. Raportohet se në dasmën e tyre, që u mbajt në Brentwood të Kalifornisë, të ftuar ishin më pak se 50 mysafir. Ceremonia ka zgjatur rreth 20 minuta, dhe pianisti ka interpretuar “When You Wish Upon a Star”. Ditë më parë një burim i New York Post kishte thënë se, “dasma do të jetë e bukur, super e vogël dhe private, me rreth 30 të ftuar, vetëm shoqëria shumë e ngushtë dhe familja. Të dy, Miranda dhe Evan donin që ceremonia të jetë shumë private”. Më poshtë mund të shikoni disa foto të ftuarve, por akoma nuk janë publikuar foto nga ceremonia martesore./intv.al