Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë padyshim një nga çiftet më të ëmbël e të dashur për ne.
Ata janë prindër të një djali, Ansit 2 vjeç dhe së fundmi duket se kanë shprehur dëshirën për një fëmijë tjetër.
Me postimet e saj të fundit në Instastory Andrra ka lënë të kuptohet se ajo dhe Sinani po planifikojnë fëmijën e dytë.
E pyetur se kur mendon ta bëjë fëmijën e dytë, Andrra është përgjigjur:
"Kur të jetë kësmeti", gjithashtu ajo ka zbuluar se do të donte që të sillte në jetë një vajzë që ta bënte Ansin me motër.