Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Reperja e famshme Cardi B dhe reperi Offset i kanë thënë fund lidhjes së tyre.
Artistja 26 vjeçare, ka vendosur që lajmin ta japë vet në Instagram mbrëmjen e djeshme, duke dhënë se ajo dhe reperi fatkeqësisht i kanë dhënë fund çdo gjëje.
“Gjërat nuk kanë funskionuar në mes nesh për një kohë të gjatë dhe s’është faji i asnjërit, thjesht mendoj që na u harxhua dashuria”, ka thënë Cardi. “Por ne nuk jemi më bashkë”.
Vetëm pak ditë para se të jepej ky njoftim, Offset dhe Cardi janë parë duke u puthur derisa kanë performuar bashkë në Jingle Ball të këtij viti në Los Angeles.
Dyshja në fshehtësi ishin martuar në shtator të vitit 2017, mirëpo nuk e kishin bërë publik lajmin deri në Qershor të 2018-tës.
Në Korrik, ata janë bërë edhe me një vajzë të quajtur Kulture.