Ky mund të quhet pa frikë ‘Viti i martesave vip”. Shumë prej çifteve të njohura shqiptare i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë në martesë. Stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti ishte njëri prej tyre. Ai u martua pas 7 vitesh lidhje me partneren e tij, por shumë shpejt do të bëhen edhe prindër për herë të parë. I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Valdrini pranoi se shumë shpejt do të bëhej baba pasi gruaja e tij Edita ishte në pritje të ëmbël.