Pamela Anderson dhe Adil Rami janë sërish bashkë! Ata i dhanë fund lidhjes para 6 muajve, por duket se ndjenjat nuk janë shuar aspak. Burime për TMZ kanë zbuluar se 51-vjecarja dhe futbollisti 33-vjecar kanë rinisur historinë e dashurisë para disa javësh.
Ndër të tjera, futbollisti i Marseille po e largon Pamelën nga miqtë dhe familja e saj. Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar, Adil i propozoi martesë Pamelës, por ajo nuk kishte pranuar, prandaj i dhanë fund lidhjes.