Në fluksin e dasmave të VIP-ave të këtij viti duket se na paska humbur nga sytë kjo.
Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow dhe partneri i saj Brad Falchuk më në fund, i kanë dhënë fund beqarisë.
Çifti ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre në një ceremoni të fshehtë në shtëpinë e tyre në Hamptons, të shtunën, pas një feste si të ftuar te shtëpia e Jerry Seinfeld një natë më parë.
Çifti i thanë PO njëri-tjetrit në praninë e miqve të ngushtë, duke përfshirë Cameron Diaz, Robert Downey Jr, Steven Spielberg e shumë të tjerë.
Gwyn dhe Brad ndanë në profilin e tyre në rrjetet sociale unazat e martesës, të thjeshta dhe mjaft elegante. Në zgjedhje, çifti janë treguar shumë minimalist në zgjedhjen e simbolit të martesës.