Ata janë çifti më i ri në showbizz-in shqiptar.
Edhe pse arritën ta mbanin tepër të fshetë fillimin e lidhjes, sërish nuk i shpëtuan syrit të paparazëve të cilët i kapën mat teksa po kalonin bashkë pushimet verore në plazh. Përveç kësaj, ishin edhe detaje të tjera që vërtetonin se Seldi (30 vjeç) dhe Mimoza Shkodra (33 vjeç) jo vetëm që ishin në një lidhje por dyshohet se dyshja edhe janë fejuar. Nga fotot e postuara vetëm, por në vende të njëjta, çifti më në fund kanë postuar foto bashkë. Dhe ajo që i vë vulën vërtetësisë së lidhjes së tyre është edhe komenti i menaxherit të Seldit që i uron me një martesë të shpejtë. “Gëzuar miqtë e mi, Mimoza dhe Seldi, qofshi me fat e me mbarësi. Ju pafsha sa më shpejtë çift bashkëshortor me fëmije të bukur e të dashur e të shëndoshë. Ju do Avni Selimi”, shkruan ai. Ndërkohë ata kanë marrë edhe urime të shumta nga miq, fansa dhe ndjekës të tyre.