Vetëm nëse jetoni poshtë ndonjë shkëmbi apo në ndonjë fshat të humbur në Amazonë nuk i njihni Kim Kardashian dhe Kanye West, që janë gjithashtu një nga çiftet më të famshme dhe më të përfolura në botën e showbizit.
Çifti në datën 24 Maj, celebron plot katër vite martesë.
Kim Kardashian e lavdëroi pafund bashkëshortin e saj Kanye West në këtë përvjetor.
Bukuroshja 37 vjeçare, zgjodhi Instagramin si platformë për të shprehur dashurinë dhe për të ndarë një foto të dasmës se tyre në qytetin e bukur të Firenzes, e cila nuk është shpërndarë kurrë më parë në rrjetet sociale.
Kim shkroi: “4 vite shkuan dhe tashmë përpara kemi përjetësinë që na pret… Faleminderit zemër që më dhurove familjen tonë dhe që na do kaq shumë. Faleminderit që më frymëzon kaq shumë përditë, jam kaq me fat, mezi e pres përjetësinë tonë… Gëzuar Përvjetorin”.
Është shumë mirë kur i ruan fotot e dasmës pa hedhur dhe i nxjerr avash avash, se surprizohet bota.
Merrni shembull nga Kim goca dhe fotot që bëni sot, lërini për nesër se njëlloj si ajo, ndoshta do të merrni mbi 2 milionë like për dy orë.