Vetëm ideja e të qenit në tavolinë me një ari që peshon 136 kilogramë, mjafton për të larguar të gjithë njerëzit nga dreka e tyre.
Por për këtë çift nga Rusia, kjo është diçka krejtësisht e zakonshme. Svetlana dhe Yuri Panteleenko jetojnë dhe ndajnë vaktet në tavolinën e tyre të ngrënies me ariun 23-vjeçar, Stepan.
Svetlana ka thënë për “Daily Mail”: “Kur e adoptuam ishte vetëm 3-muajsh dhe në gjendje shumë të keqe pasi u gjet nga gjahtarët në pyll. Ai i do njerëzit dhe është shumë social, pavarësisht çfarë mendojnë njerëzit ai nuk është aspak agresiv dhe nuk na ka kafshuar kurrë”.
Ariu përveçse e kalon kohën i ulur në divan me familjen ruse duke parë televizion, atij i pëlqen të ndihmojë në shtëpi duke ujitur lulet.