Shaën Mendes është duke kaluar periudhën më të bukur të jetës së tij. Këtë e ka treguar vetë këngëtari me postimin e tij më të fundit në ‘Instagram’. Ai ka publikuar disa foto ku shfaqet i qeshur duke performuar në skenë dhe krah tyre ka treguar për gjendjen e tij emocionale.
“Nuk kam qenë më i lumtur se kaq. Faleminderit”, ka pohuar Mendes në postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale. Ndonëse Shaën nuk e ka konfirmuar ende lidhjen me Camila Cabello, të shumtë kanë qenë fansat të cilët kanë menduar se kjo gjendje lidhet me të dashurën e tij aktuale.
Hera e fundit që dyshja është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit ka qenë brenda hotelit ‘Brooklyn’ në Neë York, teksa putheshin dhe përqafoheshin duke festuar ditëlindjen e 21-të të Shawn.