INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti shqiptar niset me pushime në Spanjë me 290 mijë euro, ndalohen nga policia, arsyeja

Çifti shqiptar niset me pushime në Spanjë me 290 mijë euro, ndalohen nga policia, arsyeja

Publikuar më: 11:24 30-08-2018

Një çift shqiptarësh emigrant në Itali, janë ndaluar nga policia financiare në pikën kufitare të Ventimiglias që lidh Francën me Italinë.

Gjatë kontrollit rutinë doganorë çifti shqiptar me vendbanim në Breshia, i janë gjetur 290 mije euro të pa deklaruar.

Shqiptarët ishin shprehur se do shkonin për pushime në Spanjë dhe se kishin me vete 1.500 euro, një shumë brenda kufiri që ligji përcaktonte.

Megjithatë pas një kontrolli me qenin labrador, u zbulua se shqiptarët kishin fshehur diçka në sendiljen e pasme të makinës.

Pas hapjes u gjetën paketa celofani me vakum me një dokument identifikimi të rremë dhe qindra kartëmonedha të prerjeve të ndryshme në total prej 295.450,00 euro.

Duke mos qenë në gjendje të tregonin në asnjë formë origjinën e ligjshme të shumës së madhe të parave, e cila ishte fshehur vetëm për t’iu shmangur kontrolleve nga policia, dy shqiptarë u raportuan për posedim të mallrave të vjedhura dhe e gjithë shuma u sekuestrua dhe nuk mund të përdoret më në aktivitete kriminale ose të riinvestohet në aktivitete ekonomike që mund të ndotin tregjet.

Article Logic
Execution time: 0.0017540454864502