Ishin dyshja më e komentuar e Big Brother Albania 8 dhe vazhdojnë akoma të jenë në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për Tea Zhuli dhe Kristi Beçka të cilët u lidhën pasi dolën nga shtëpia e “BB”.
Së fundmi dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe shkak për këtë është bërë simpatia e madhe që ka publiku për ta.
Çifti ka nisur bashkëjetesën dhe publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin në profilet e tyre në Instagram. Pak më parë, Tea ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka publikuar një foto mjaft intime të çiftit.
Ata shfaqen të zhveshur e të shtrirë në shtrat duke u përqafuar, teksa Kristi qëndron i mbështetur mbi Tean.