INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiklisti tregon pamjen monstruoze të këmbëve të tij pas 16 etapave të Tour de France [FOTO]

Çiklisti tregon pamjen monstruoze të këmbëve të tij pas 16 etapave të Tour de France [FOTO]

Publikuar më: 14:37 19-07-2017

Çiklizmi është një nga sportet më të lodhshme, për të cilin mund të thuhet pa frikë se të thith shpirtin.

Mjafton të shohësh foton që ka postuar polaku Pawel Poljanski të këmbëve të tij, të cilat duken të sforcuara përtej limiteve. Fotografia e bërë publike në Instagram i ka lënë të gjithë me gojë hapur, me komentuesit që kanë treguar tronditjen e tyre në komentet e shumta. Këmbët dukeshin të konsumuara deri në limite, me venat që ishin bërë shumë të dukshme nga sforcimi i tepërt, ndërsa pjesë pjesë ishin nxirë plotësisht nga dielli. Vetë çiklisti e ka marrë me shumë sportivitet, pasi natyrisht e dinte çfarë e priste, duke thënë: “Pas 16 etapave, mendoj që këmbët e mia duken pak të lodhura”. Pak...

pawel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104