Duket se femrat hyjnë e dalin nga jeta e Leonardo DiCaprios më shpejt se një tren ekspres.
Kësaj here aktori i shton listës së tij edhe nje bionde tjeter. Po flasim për gazetaren irlandeze Laura Whitmore, e cila është fotografuar teksa ka qënë duke biseduar me DiCaprion pas ndarjes së çmimeve BAFTA. Sipas sajtit tmz.com, duket se biseda ka qënë e fokusuar tek intervista që Laura donte t'i merrte artistit, megjithatë fotot tregojnë të kundërtën. Në fund të fundit kush do i rezistonte sharmit të Leos?