INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila është ARSYEJA që femrat zgjedhin ushqimin sesa seksin? E zbuloni tani!

Cila është ARSYEJA që femrat zgjedhin ushqimin sesa seksin? E zbuloni tani!

Publikuar më: 14:30 05-09-2020

Sikur të detyroheshin të zgjidhnin midis ushqimit dhe seksit, sipas rezultateve të hulumtimit më të ri, francezet me siguri do të zgjidhnin ushqimin, ndërkaq sipas të gjitha gjasave, madje për 74 për qind e femrave të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, ushqimi është burim më i madh i kënaqësisë sesa seksi.


Të anketuarat në këtë hulumtim të ri janë lutur që të vlerësojnë ushqimin dhe seksin, ndërkaq të dhënat tregojnë se si ushqimi është ranguar në 7,1 nga 10, derisa seksi në 6,7 nga 10. Seksologu Gerard Leleu, është përpjekur të ndriçojë këto rezultate dukshëm befasuese.


Kështu pra revista Stylist ka raportuar: “Shikuar nga ana kimike, në tru ndodh reaksioni i njëjtë gjatë orgazmës ‘gurmane’ dhe orgazmës seksuale. Në të vërtetë, kur jemi të pikëlluar dhe vendosim të hamë çokollatë, thënë figurativisht, masturbojmë hipotalamusin.

Mirëpo, ajo që është më me rëndësi, nuk është vënë në pah, në cilën orë të ditës është bërë hulumtimi. Madje edhe individët me apetit të madh seksual dhe me përshtatshmëri të lartë me partnerin do të mund të sfidoheshin që më parë të provonin ushqimin sesa seksin, po qe se hulumtimi do të ishte bërë para kafjallit, kur lukthi i zbrazët është “më i zëshëm” sesa libidoja”.


Seksologu Gerard Leleu thekson edhe se si seksi dhe ushqimi qëmoti janë të lidhura fuqishëm midis vete, kështu që disa ushqime të caktuara konsiderohen si afrodiziakë shumë të efektshëm. Mirëpo, dallimi midis ushqimit dhe seksit është në atë që ushqimi është plotësisht i lidhur me vetëkënaqësinë – ushqimin të cilin do ta hamë e zgjedhim sipas dëshirës vetjake, ndërsa për të bërë seks patjetër duhet të merren parasysh edhe nevojat dhe dëshirat e partnerit.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824