Xhemi Shehu ka disa kohë që është shkëputur nga televizioni dhe këtë peridhë ajo po e shfrytëzonte si një mundësi të mirë për t’ju dedikuar familjes së saj dhe sigurisht edhe vetes.
E teksa nuk e prisnim vitin e kaluar në ekran, na surprizoi si prezantuese e Festivalit të Këngës.
Ajo ka folur për eksperiencën e saj së fundmi një intervistë për “Top Albania Radio”, ku ka treguar se do ta mbajë mend gjithmonë, por nuk dëshiron ta përsërisë më si eksperiencë.
“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë”, është shprehur Xhemi, teksa vazhdoi të na suprizojë.
Moderatorja dëshiron të rikthehet sërish në Top Channel dhe këtë e ka shprehur si dëshirën e saj për këtë vit.
“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Ndërsa për veten uroj gjithashtu të kthehem në Top Channel”, ka uruar Shehu.