INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila është dëshmia historike që Jezu Krishti jetoi dhe vdiq?

Cila është dëshmia historike që Jezu Krishti jetoi dhe vdiq?

Publikuar më: 13:25 15-04-2017

Sa të sigurtë mund të jemi se Jezu Krishti ka jetuar? Brenda disa dekadave të jetës së tij të supozuar, ai është përmendur nga historianët hebrenj dhe romakë si dhe nga dhjetëra shkrime të krishtera.

Por çfarë na tregojnë këto shkrime të krishtera?

Vlera e kësaj prove është se ajo është e hershme dhe e detajuar.

Shkrimet e para të krishtera që flasin në lidhje me Jezusin janë letrat e Shën Palit dhe dijetarët bien dakord se pjesa më e hershme e këtyre letrave është shkruar brenda 25 viteve të vdekjes së Jezusit. Ndërsa llogaritë e detajuara biografike të Jezusit në Dhjatën e  Re të Ungjijve daton rreth 40 vite pas vdekjes së tij.

Të gjitha këto përshkrime shfaqen brenda jetës së dëshmitarëve okularë të shumtë. Gjithashtu është e vështirë të imagjinohet se pse shkrimtarët e krishterë do të shpiknin një figurë të tillë tërësisht hebreje, shpëtimtarin, në një kohë dhe vend i cili ka qenë nën patronazhin e perandorisë  romake, ku ka patur dyshime të forta të Judaizmit.

Çfarë thonë autorët jo të krishterë për Jezusin?

Me aq sa dimë, autori i parë jashtë kishës që ka përmendur Jezu Krishtin ka qenë historiani jude Jozef Flavi i cili ka shkruar një histori për Judaizmin. Ai pati dy referenca për Jezusin:

Njëra prej tyre është e diskutueshme për shkak se është menduar të jetë e korruptuar nga skribët e krishterë , ndërsa tjetri nuk është i dyshimtë. Një referencë për Jakobin, si vëllanë e Jezusit të ashtuquajtur Krishti.

Rreth 20 vite pas vdekjes së Josephus ne kemi politikanët romakë Plini dhe Taciti. Nga Taciti mësojmë se Jezusi u ekzekutua ndërsa për Ponc Pilatin raportohet se përshatet me afatin ungjijve. Plini jep informacionin se në kohën kur ishte guvernator në Turqinë veriore, të krishterët e adhuronin Krishtin si një Zot.

Asnjëri prej të dyve nuk i pëlqenin të krishterët dhe Taciti e quan fenë e tyre si një bestytni shkatërruese.

A e  diskutonin shkrimtarët e lashtë ekzistencën e Jezusit?

Çuditërisht mes shkrimtarëve të lashtë nuk ka patur ndonjë debat nëse Jezusi i Nazaretit ishte një figurë historike apo jo. Në literaturën e hershme të rabinëve hebrenj, rezusi u denoncua si një fëmijë i jashtëligjshëm i Marisë dhe një magjistari. Në mesin e paganëve, satiristi Lucian dhe filozofi Celsus e kanë hedhur poshtë idenë e të quajturit Jezusin si një faqezi . Askush në botën e lashtë nuk kishte pikëpyetje nëse Jezusi jetoi.

Sa e diskutueshme është ekzistenca e Jezusit tani?

Në një libër të kohëve të fundit, filozofi Michel Onfray  e sheh figurën e Jezusit si një hipotezë të thjeshtë, ekzistëncën e tij e trajton më shumë si një ide sesa si një figurë historike.

 Disa autorë kanë argumentuar se Jezusi i Nazaretit ishte dyfish jo-ekzistent, duke pretenduar se të dy ; Jezusi dhe Nazareti janë shpikje të krishtera.

Megjithatë, një studim i kohëve të fundit zbuloi se 40% e të rriturve në Angli nuk besonin se Jezusi ishte një figurë e vërtetë historike.

A ka ndonjë dëshmi arkeologjike për ekzistencën e  Jezusit?

Kohët e fundit ka pasur pretendime se Jezusi ishte një stërnip i Kleopatrës, e plotësuar kjo ide me  disa monedha të lashta gjoja duke treguar Jezusin e  veshur me kurorën e tij me gjemba.

Në disa qarqe ka ende interes për pikturën në  Turin, madje Papa Benedikti XVI ka deklaruar se kjo ishte diçka që “çdo arritje  artistike njerëzore nuk  ishte e aftë për ta prodhuar” dhe si një “ikonë e së shtunës së Madhe”.

Është e vështirë të gjesh historianë të cilët e konsiderojnë këtë material si të dhëna serioze arkeologjike. Megjithatë, dokumentat e prodhuara nga të krishterët, hebrenjtë dhe shkrimtarët romakë, formojnë dëshmitë më të rëndësishme për ekzistencën e Jezu Krishtit.

Por pyetja më e rëndësishme që shkon përtej historisë dhe fakteve objektive, është nëse Jezusi vdiq dhe jetoi.

Article Logic
Execution time: 0.0027761459350586