Ashtu siç e do zakoni edhe këtë vit moderatorja dhe autorja Luana Vjollca ka përgatitur një natë spektakolare në “Zemër Luana”, ku e ftuar speciale ka qenë motra e saj dhe moderatorja Marina Vjollca. Ndonse në pjesën e dytë të emisionit janë bashkuar edhe një pjesë e kastit të Klanifornias ku mes tyre Rudina Dembacaj, Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, Jul Deda dhe Andrea Vesho. Sigurisht që nuk kanë munguar të qeshurat, batutat dhe argëtimit.
Një ndër lojërat që kanë realizuar ka qenë dhe pyetësori Zig Zag ku të ftuarit duhet ti bënin pyetje njëri tjetrit. Ndonse një ndër pyetjet që I është bërë Olsi Bylykut ka qenë se cila është më profesioniste Marina apo Luana, duke e vendosur kështu përpara një zgjedhje të vështirë. Gjithësesi Olsi nuk ka ngurruar të përgjigjet.
Ai është shprehur se me Marinën punon prej një kohe shumë të gjatë dhe ka zgjedhur pikërisht atë për hir të miqësisë. Më tej Olsi ka përfunduar se nuk është askushi për të gjykuar profesionalisht motrat Vjollca.