INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Cila është ushtria më e fortë në botë? [VIDEO]

Publikuar më: 19:09 08-02-2017

Tri shtetet më fuqinë më të madhe ushtarake janë Shtet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina, të cilat që nga koha e Luftës së Ftohtë, janë në garë me njëra-tjetrën, se cila do të ketë dominim më të madh në botë.

Rusia pretendon të rikthejë ndikimin që kishte Bashkimin Sovjetik.

Kina po ashtu gjatë viteve ka humbur ndikimin botëror që ka pasur, pasi është nga pak shtete që ende ka në fuqi regjimin komunist, ndërsa ish-aleatët e saj, kanë kaluar në sisteme tjera qeverisëse.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë njohur asnjëherë rënie, as në aspektin politik e as ushtarak, duke mbetur përherë fuqia numër një dominuese në botë.

Dominimi i Ushtrisë Amerikane, eshte në pajisjet dhe teknologjinë luftarake, përveç numrit të tankeve që kanë dy shtetet e tjera më shumë dhe numrit të ushtarëve që Kina ka më shumë.

Buxheti i Shteteve të Bashkuara për mbrojtje është 612.5 miliardë dollarë. Trupat amerikane numërojnë më shumë se 1.4 milion pjesëtarë aktiv dhe 800.000 rezervë, po ashtu njihet si numër një në botë për prodhimin e aeroplanëve.

Buxheti aktual i mbrojtjes i Rusisë prej 76.6 miliardë dollarësh pritet që të rritet për 44% në vitet e ardhshme. Trupat ruse numërojnë 766,000 pjesëtarë aktiv dhe pothuajse 2.5 milionë rezervë. Rusia përbën forcën më të madhe të tankeve në botë.

Buxheti i mbrojtjes i Kinës zyrtarisht është 126 miliardë dollarë. Forcat e saj ushtarake numërojnë 2.285 milionë pjesëtarë aktiv dhe mbi 2.3 milionë rezervë, që e bëjnë Kinën vendi me forcën më të madhe ushtarake tokësore në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713