Majk është një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili është komentuar shpesh jo vetëm për hitet që i ka dhuruar publikut, por edhe për jetën sentimentale. Majk ishte i ftuari special mbrëmë në natën e parë të emisionit “Klanifornia”, nën drejtimin e Marina Vjollcës.
Reperi u përball me disa pyetje vërtet pikante gjatë një interviste me Marinën, shumica e të cilave ishin për jetën e tij private. Majk tregoi mes të tjerave se ka dalë me një vajzë të famshme për publikun shqiptar, edhe pse kurrë nuk do ta tregojë emrin e saj.
Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka pasur më shumë se një lidhje të vërtetë, dhe çuditërisht ka pasur vetëm një “lidhje tamam”. Aktualisht këngëtari deklaroi se është single:
Sa është numri i të dashurave që ke pasur?
Majk: Një! Lidhje tamam kam pasur vetëm një.
Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?
Majk: Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh.
Ishte e suksesshme apo është e suksesshme?
Majk: Po.
Patët diçka më shumë?
Majk: Po.
Bionde apo brune?
Majk: Të dyja.