INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila gjykatë ka të drejtë të anulojë dekretin e Presidentit? Gjykata e Lartë e ka dhënë përgjigjen që në 2003

Cila gjykatë ka të drejtë të anulojë dekretin e Presidentit? Gjykata e Lartë e ka dhënë përgjigjen që në 2003

Publikuar më: 09:49 13-06-2019

I vetmi institucion që ka të drejtë të anulojë dekretin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk është funksionale prej kohësh për shkak të Vettingut. Kështu është shprehur ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi. Demokrati ka publikuar një vendim të Gjykatës së Lartë në vitin 2003, që është shprehur se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë një dekret, për ta shpallur të ligjshëm apo paligjshëm.

“Edi Rama po kërkon të gjejë ‎një gjykatë apo diçka të ngjashme që t'i anulojë dekretin. Po bën forum-shopping, apo pazar në shqip, që të gjejë se cila gjykatë ia mbyll hallin. Gjykate Kushtetuese nuk ka, sepse e vrau vetë. Dënglat se kjo mungese na paska qenë një e keqe e domosdoshme e menduar më herët, i janë përplasur në fytyrë tani që kjo gjykatë i duhet.‎ Rama po kërkon konfliktin më 30 qershor me çdo kusht. Sepse ate ditë ai do të perdorë dhunën e shtetit dhe të bandave”, shkruan Bylykbashi.

Një përgjigje ish-deputeti e jep edhe për mundësinë e ankimimit të dekretit nga Kolegji Zgjedhor.
“Disa i thonë Ramës të shkojë në Kolegj Zgjedhor, por Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të tillë. Fare, zero! Të tjerë i thone qe ta mbylle kete hall ne gjykaten administrative. Se gjoja dekreti i Presidentit qenka akt administrativ. Çfarë çudirash do të dëgjojmë! Përgjigjaja e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë është e qartë dhe shteruese: Dekreti i Presidentit muk është akt administrativ por është akt me natyre juridiko-kushtetuese. ‎Ai nxirret nga organi më i lartë në ushtrim të kompetencave kushtetuese. Gjykata e Lartë urdheron të gjitha gjykatat e tjera poshtë saj se "Dekretet e Presidentit te Republikes të nxjerra në bazë të kompetencave të tij kshtetuese nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor sepse vetë Kushtetuta e ka perjashtuar kete mundesi. Pikë!”, arsyeton Bylykbashi.

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424