Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, ka zbuluar se ka qenë mësues i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, gjatë kohës sa ajo po jetonte në Prishtinë.
Damaj është shprehur se i ka dhënë mësim Duas për dy vite, teksa është shprehur se nuk e dinte se ajo ishte aq e talentuar.
“E kam mësu nja dy vjet Dua Lipën, disa orë i kam pas te Mileniumi tretë, ishte fëmijë i lezetshëm, shumë i edukum, nuk më ka shku mendja që ajo është aq talente në atë fushë. Besoj që po, njerëzit që kanë kulturë me backround edhe gjyshërit e Dua Lipës kanë qenë doktor të shkencave. E vlerësoj si një vajzë tepër të kulturume, atë edukatë e shfaq edhe sot e atë dite”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka treguar se i ka dhënë mësim edhe këngëtares Fjolla Morina.
I pyetur se cila ka qenë nxënëse më e mirë në shkollë, Demaj e ka vlerësuar punën e të dyjave.