INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila ju pëlqen më shumë? Shumë artistë shqiptarë sollën këtë TREND, por në vend të parë qëndron CAPITAL T [VIDEO]

Cila ju pëlqen më shumë? Shumë artistë shqiptarë sollën këtë TREND, por në vend të parë qëndron CAPITAL T [VIDEO]

Publikuar më: 11:25 04-07-2019

Shumë mund të mendojnë se u kanë mbaruar idetë, por ne thjesht duhet t’i falenderojmë për këtë veprim të zgjuar që kanë bërë. Të gjithë e kemi vënë re një trend të artistëve shqiptarë për të sjellë këngët e vjetra në mënyrë të modernizuar dhe me të vërtetë kanë patur shumë sukses në treg.

Sigurisht që disa nga këngëtarët që i kanë risjellë hitet e viteve 80-90 janë rritur me këto këngë dhe kanë parë këtë mënyrë për të tërhequr dhe publik të vjetër e duhet ta pranojmë që kjo strategji që po funksionon.

Këtu mund të përmendin shumë emra dhe këngë si “Mc Kresha-Era”, “Era Istrefi-E dehun”, Ledri Vula ft Ermal Fejzullahu-Fshatarja ime”, “Lumi B ft Dhurata Dora-Simpatia”, “Luana Vjollca ft Bujar Qamili-Mi dhe flakë mallit tim”, e shumë të tjerë.

Duke qenë se klikimet janë një matës i mirë i suksesit në vend të parë si kënga “remake” me më shumë klikime është pikërisht “Hatixhe” e Capital T me mbi 47 milion klikime. Por kjo nuk është e vetmja këngë që ka sjellë Kapo me këtë stil të veçantë pasi së fundmi ka publikuar edhe “200 ditë” me grupin legjendar TNT, këngë që numëron mbi 6.5 milionë klikime.

Ndërkohë “Simpatia” e Dhurata Dorës dhe Lumi B ka mbi 28 mln klikime, ndërsa “ARNON ft. Killua - Te Molla”, mbi 25 mln klikime. Nuk mbetet prapa as “Fshatarja ime” me mbi 19 milionë klikime dhe “Mc Kresha-Era” me mbi 18 milionë.

 

Të themi të drejtën nuk është dhe një matje shumë e drejtë e klikimeve sepse varet edhe koha kur janë publikuar, por “Hatixhe” ka me të vërtetë shumë klikime dhe qëllimi i shkrimit ishte:

“Na sillni sërish këngë të vjetra në një formë të modernizuar sepse s’do ndalojmë së dëgjuari”.

Article Logic
Execution time: 0.0040860176086426