Debati mes repereve lindi muaj më parë, dhe duket se tashmë është kthyer në konkurencë. Melinda Ademi para pak ditësh ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin ‘Pika Pika’. Kënga është duke u pëlqyer mjaft shumë nga publiku pasi brenda 9 ditëve ajo ka më shumë se 4.4 milion klikime në platformën e Youtube.
Mirëpo pak ditë pas “Pika Pika”, reperja tjetër me të cilën ka patur shumë DISS-e e deklarata, Tayna, ka publikuar këngën “Caliente”. Por cila është më e suksesshme? Këtë e tregojnë shifrat.
Në 9 ditë nga publikimi, kënga e Melindës ka mbi 4.4 milion klikime, ndërsa kënga e Taynas në vetëm 5 ditë ka mbi 4.5 milionë.
Një situatë e tillë ndodhi para pak ditësh dhe me Rinën, e cila postoi në Instagram një foto ku tregoi se ka arritur mbi 420 mijë ndjekës, por menjëherë pas këtij postimi, Tayna tregoi se ka mbi 900 mijë. (Lexo këtu).
Nëse do marrim këto shifra si një matës, atëherë Tayna është më e preferuara e publikut.