Zakonisht ndodh që personazhet e njohur shqiptarë të kenë veshje dhe aksesorë të njëjtë duke bërë ‘xing’ me daljet e tyre publike.
Por ja që këtë herë ‘xing-u’ ka ndodhur mes një personazhi shqiptar dhe atij të botëror. Marina Vjollca ka të njëjtat syze me divën e muzikës botërore, Beyonce. Këtë përplasje, të rastësishme e ka vënë re njëra ndër ndjekëset e moderatores shqiptare dhe më pas kjo e fundit e ka publikuar në Instastorien e saj. Nuk e dimë nëse ka edhe shije të njëjta muzikore me 'Queen B'. Ndërkohë, jo pak shqiptarë kanë qenë të pranishëm në disa prej koncerteve të saj, pjesë e turit OTR II.