INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat janë cilësitë e personave të ndjeshëm?

Cilat janë cilësitë e personave të ndjeshëm?

Publikuar më: 15:49 25-02-2017

Shumë shpesh karakteristikat psikologjike dhe karakteriale gjykohen si pozitive ose negative, sipas kontekstit. Për shembull, në botën perëndimore ndjeshmëria shihet pothuajse si një defekt dhe në fakt ngatërrohet me karakteristika të tjera, të tilla si brishtësia dhe dobësia.

Nëse është e vërtetë se në disa raste cilësitë dhe mungesa e tyre te një individ mund të ndërthuren, është po aq e vërtetë se në pjesën më të madhe të herëve, nuk është pikërisht kështu. Personat e ndjeshëm kanë tendencë të shkëlqejnë në ato cilësi, ku ndjeshmëria e tyre është më e zhvilluar. Ja atëherë cilësitë e personave të ashtuquajtur të ndjeshëm …

Intuita

Intuita është një nga karakteristikat kryesore të njerëzve të ndjeshëm; aftësia për t’i kushtuar vëmendje jo vetëm të dhënave empirike, por edhe ndjenjave që mund të përcillen nëpërmjet syve ose nga një dridhje e çuditshme, u lejon atyre që të shohin ato gjëra që të tjerët nuk mund t’i perceptojnë dot.

Kreativiteti

Një tjetër fushë në të cilën shkëlqejnë është arti; tek ata në fakt kreativiteti është shumë i zhvilluar, mund të thuhet se kanë pothuajse gjithmonë nevojë që t’ia dalin për të “mbushur” trishtimin dhe të kuptuarit e “botës” që i “mbërthen” shpeshherë. Ashtu siç ka shkruar Marie Gustave Le Clézio: “Një ditë do të zbulohet se, nuk ka ekzistuar arti, por vetëm mjekësia”.

Empatia

Empatia apo ndjeshmëria është aftësia për të kuptuar gjendjet shpirtërore të të tjerëve. Kjo është një karakteristikë themelore për të jetuar në shoqëri. Një cilësi e pasur e personave të ndjeshëm, që për nga natyra, janë në gjendje të kuptojnë vuajtjet e të tjerëve dhe për këtë arsye, shpesh mbartin edhe dhembjen e të tjerëve.

Liria e veprimit

Edhe pse ndjeshmëria nuk sinjifikon domosdoshmërish të qenët introvert, personat e ndjeshëm janë në gjendje të kuptojnë se kur bëhen të tepërt dhe kur duhet të qëndrojnë mënjanë ndaj një situate të caktuar. Një karakteristikë gjithnjë e më e rrallë kjo!

Refleksiviteti

Janë të shumta mendimet që i mundojnë njerëzit çdo ditë! Por për rastet kur mendimet mëshojnë te një vendim i rëndësishëm, personat e ndjeshëm reflektojnë shumë thellë. Ata harxhojnë kohë, por gjejnë zgjedhjen më të mirë.

Kompetencat e vëzhgimit

Ndjeshmëri do të thotë të ndiesh më shumë respekt për të tjerët, të kesh një lloj sensi të gjashtë që amplifikon falë emocioneve gjithë të tjerët. Kjo do të thotë gjithashtu të mbledhësh detaje të vogla të ambientit rrethues, vetëm nëpërmjet një shikimi.

Mirësia

Mirësia dhe xhentilesa është një cilësi tjetër tipike e personave të ndjeshëm, ndërsa nëpërmjet empatisë ata dallojnë se cilat janë sjelljet që mund të na vendosin në të njëjtën lartësi ose t’i fusin edhe në siklet personat e tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0037508010864258