Meqë sezoni i verës tashmë ka nisur, kemi parë që disa prej këngëtarëve më në zë të momentit të sjellin krijimet e tyre për publikun, me shpresën që këto këngë të kthehen në hite.
Ndonëse keni dëgjuar shumë këngë të reja këto kohë, dy prej tyre kanë arritur të korrin sukses të padiskutueshëm, përsa i përket shikueshmërisë në YouTube.
"Dashni me raki", këngë e realizuar në bashkëpunim mes Flori Mumajesit dhe Getoar Selimit, ka arritur të marre plot 15.3 milionë views në YouTube. Ndërsa kënga “Princess Diana” e realizuar në bashkëpunim mes Ledri Vulës dhe Lyrical Son, ka arritur 7.7 milionë views në YouTube.
Po ju si mendoni, a janë këto dy nga këngët më të suksesshme që kemi dëgjuar deri tani për këtë sezon veror?/intv.al/