INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat janë planet e Rinës me Sin Boy? Ja PSE u shpërngulën në Durrës [FOTO]

Cilat janë planet e Rinës me Sin Boy? Ja PSE u shpërngulën në Durrës [FOTO]

Publikuar më: 17:32 23-03-2020

Reperja e njohur, Rina Balaj ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte me emisionin ‘Ftesë në 5’ në ekranin e ‘Top Channel’ pas shkëputjes së gjatë që pati nga televizionet.

Balaj ka treguar se tashmë është shpërngulur në qytetin e Durrësit së bashku me të dashurin e saj, SinBoy që prej muajit janar.

Rina ka pohuar se ndihet shumë e dashuruar me reperin dhe se ai i pëlqen shumë gatimet e saj, ndonëse është shumë i zgjedhur.

Reperja ka treguar po ashtu se për të gjëja më e rëndësishme është dashuria dhe se i beson verbërisht SinBoy. Balaj nuk fshehu as dëshirën për të pasur 2-3 ose dhe më shumë fëmijë, ndonëse kjo nuk është në planet aktuale të çiftit.

Në mbyllje të bisedës, Rina shtoi se është duke përgatitur një album muzikor, ndërsa nuk hezitoi t’i kërkojë kryeministrit të vendit, Edi Rama, t’i lejojë të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Tiranës.

-640-0-5e0f511d077ba.png

Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746