INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat janë pritshmëritë që ka nga EUROVISION?! Ronela Hajati përgjigjet TROÇ: Nuk pres të...

Cilat janë pritshmëritë që ka nga EUROVISION?! Ronela Hajati përgjigjet TROÇ: Nuk pres të...

Publikuar më: 19:30 11-02-2022

Ronela Hajati pritet të sjellë së shpejti këngën Sekret, të cilën e ka përpunuar në Londër, shoqëruar dhe me klipin. Këngëtarja ka thënë se do të shfaqet me një performancë krejt ndryshe në Eurovisison, ndryshe nga çfarë e kemi parë në Festivalin e Këngës. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për Top Albania Radio ku ka folur më tepër rreth kësaj eksperience që do të përjetojë.

“Mua nuk më pëlqen që e trajtojnë Eurovisionin si festival folklorik, etno, dil me daulle, qeleshe. Ky është festival evropian, çfarë nuk të zë syri nga performancat, njerëz me lloj lloj gustosh, me veshje, ngjyra të ndryshme dhe ne të shkojmë për vit me qeleshe dhe daulle. Mund ta bëjmë këtë gjë shumë mirë brenda Shqipërisë sonë, pavarësisht se kënga ime në gjithë kuptimin e saj ka motive etnike.

Unë nuk mbeta ta tregoj në Eurovision sa shumë e dua vendin tim, e tregoj që punoj dhe jetoj këtu dhe nuk kam ikur si shumë të tjerë. Kudo ku iki më merr malli, dua të kthehem, ta krijoj mundësinë që të jetojë mirë në vendin tim. Ne nuk duhet ta marrim që nëse nuk fitoj nuk vlej, sepse unë nuk do të fitoj atje. Nëse duan të më përkrahin lë ta bëjnë, nëse nuk duan mos ta dëgjojnë këngën.

Unë nuk do ta fitojë kurrë Eurovisionin, nuk pres ta fitoj, unë kam dëshirë të jem në finale, ta këndoj dy herë. Kisha shumë njerëz që ishin kundër këngës time, është çështje gustosh, nuk ka asnjë problem mos ta pëlqesh këngën time por jemi njerëz agresiv në komente. Ofendimet më duken tendencioze, të marra personale. Unë mendoj që kush ia del në Shqipëri ia del në të gjithë botën.”, tha Ronela.

Article Logic
Execution time: 0.002295970916748