INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat janë ushqimet që na ndihmojnë për një bark sa më të sheshtë?

Cilat janë ushqimet që na ndihmojnë për një bark sa më të sheshtë?

Publikuar më: 11:00 31-07-2016
Cfarë duhet të kemi gjithmonë në mendje është që dieta nuk është gjithmone opsioni i duhur për një trup sa më elegant. Ajo që duhet të bëjmë është thjesht të kemi kujdes me ushqimet që konsumojmë dhe do arrijme nje rezultat shpejt dhe lehtë.
 
Avokado për shembull është një perim i cili përmban yndyrna shumë të shëndetshme, por kjo nuk do të thotë që ju mund ta konsumoni atë në sasi të mëdha. Ju duhet të hani jo më shumë se ¼ e një filxhani në ditë.
 
Bajamet janë të pasura me fibra, proteina, vitaminë E, si dhe magnez, i cili ndihmon trupin tuaj të stabilizojë nivelin e yndyrnave dhe të sheqerit në gjak. Shumica e ekspertëve të shëndetësisë sugjerojnë të konsumohet në ditë deri në 23 kokrra bajame, nga të cilat ju do të pasuroni trupin tuaj me 9 gramë yndyrë dhe rreth 165 kalori. Një snack i përsosur.
 
A e dini se çokollata e zezë është ushqimi më i ushqyeshëm për të gjithë ata që duan të kenë një barkë të sheshtë? Cokollata e zezë është një plus, pasi përmirëson tretjen e yndyrës dhe nuk krijon fryrje barku. Sa më shumë kakao përmban çokollata e zezë, aq më mirë për ju. Ajo duhet të ketë 70-85% kakao. Mos e neglizhoni këtë lloj çokollate që mund ta gjeni në çdo supermarket apo dyqan ushqimor.
 
A e dinit se molla është një nga frutat që ka me dhjetëra përfitime shëndetësore? Përveçse ka një burim të madh fibrash të cilat ndihmojnë në tretjen dhe sjellin si rezultat rënien nga pesha, molla ndihmon gjithashtu në luftimin e disa lloje kancerash dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Që të arrini suksesin në trupin tuaj duke mos patur një bark të fryrë, atëherë është mirë të hani 1 deri në 2 mollë në ditë.
 
Për më shumë informacione interesante për tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën çdo të shtunë në orën 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv.
Article Logic
Execution time: 0.003774881362915