INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat shenja të Horoskopit kanë lidhje më të gjata në çift?

Cilat shenja të Horoskopit kanë lidhje më të gjata në çift?

Publikuar më: 13:32 05-10-2016

Disa shenja janë më të përkushtuara se të tjerat?

Kjo është e vërtetë por varet nga natyra e elementit që janë të sunduar. Nga kjo del se disa shenja kanë tendencë për të patur një marrëdhënie më të gjatë se të tjerat.

Ju mund të keni krijuar disa ide klishe sipas të cilave shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja dhe Ujori tentojnë të hidhen nga një marrëdhënie në një tjetër.

Shenjat e ujit, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit janë ndër shenjat më të përkushtuara sepse dashuria që kanë për të tjerët, është e vërtetë dhe e thellë.

Ndërsa besnikëria e një shenje toke ( Demi, Virgjeresha dhe Bricjapi) është e fortë dhe e palëkundur.

Nga ana tjetër, mund të themi se shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) kanë tendencë për dashuri të thellë dhe jo për kohë të gjatë.

Ja një vështrim i përgjithshëm për marrëdhëniet e çdo shenje:

Dashi

Personat që i përkasin shënjës së dashit, kanë tendencë për t’iu përkushtuar totalisht dikujt, edhe për muaj të tërë. Zakonisht, këta persona kanë një periudhë kohore vlerësimi për partnerin e tyre dhe kur ndodh që të ndërrojnë partner, e bëjnë pasi shuhet pasioni.

Demi

Një person is henjës së  Demit është aq besnik sa një qen i vjetër. Nëse i takoni, ka shumë mundësi që të qëndrojnë gjithmonë me ju…për aq kohë sa seksi është i mirë. Nëse jeta seksuale zbehet, ata ka shumë mundësi që të mashtrojnë pas shpinës tuaj.

Binjakët

Binjakët  priren të jenë shumë besnikë  dhe nuk i lënë partnerët, por ata kanë dëshirë për të provokuar  xhelozinë tuaj. Në fakt,  do t’iu troturojnë pasi flirtojnë sa më shumë të jetë e mundur. Mënyra e vetme si ta mbani një Binjak të interesuar përgjithmonë, është që ta bëni atë xheloz. Vetëm kështu ata do të qëndrojnë në këtë marrëdhënie përgjithmonë.

Gaforrja

Kjo shenjë pëlqen të angazhohet vetëm me një person dhe për një kohë të gjatë, Ata nuk pëlqejnë dyshimet dhe pasiguritë. Megjithatë vetë mund të jenë shumë xhelozë, kërkues dhe të pasigurtë; gjëra këto që e largojnë partnerin prej tyre. Rrallë duhet të shqetësoheni për pabesinë e kësaj shenje sepse i pëlqen të martohet vetëm një herë. Një gaforre është e juaja përgjithmonë.

Luani

Luani është i kujdesshëm para se të bie në dashuri. Mund të duhen javë të tëra përpara se “gonxheja e tyre e dashurisë”” të çelë pasi shpesh iu pëlqen të jenë joshës. Pasi e ndjejnë veten të dashuruar, ata zakonisht bëhen të apasionuar dhe të përkushtuar, por vetëm për një vit ose pak më shumë.

Virgjëresha

Kjo shenjë kokëfortë është mjaft praktike, pëlqen lidhjet e shkurtra me pak seks. Në fakt personat e kësaj shenje janë me mendimin për të mos bërë seks deri pas martese. Shumë prej tyre kanë martesa të ftohta që zgjasin për shumë vite, sidomos nga femrat  të cilat e bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh për tradhëtitë e tyre.

Peshorja

Kjo është një shenjë shumë e angazhuar dhe  besnike, në shumicën e kohës. Ata priren të kenë marrëdhënie të gjatë sepse  janë edhe  shokë të mirë. Megjithatë, ata mund të “fiken” dhe “ndizen” lehtë  pasi janë shumë të pasigurtë dhe kjo pasiguri dhe mosbesim i tyre shpesh i bën të tradhëtojnë.  Një marrëdhënie me një Peshore do të zgjasë për aq kohë sa ju ta mbani atë interesante në dhomën e gjumit dhe jeni  të gatshëm për t'i dhënë atij ose asaj një pjesë të madhe të vëmendjes.

Akrepi

Akrepi është një nga shenjat më besnike të zodiakut. Gjithashtu ata janë tërheqës dhe karizmatikë, ndaj partneri i njërit zakonisht është duke luftuar kundër të gjithë rivalëve. Kjo shkakton pasiguri në marrëdhënie dhe kjo pasiguri mund të bëjë që ldihja të zgjasë vetëm një ose dy vjet.

Shigjetari

Kjo është një shenjë e pavendosur . Ata mund të mërziten në një marrëdhënie të gjatë. Shigjetari ka shumë sexappeal ndaj do t’iu duhet që të duroni tradhëtitë e tyre, nëse doni të keni një marrëdhënie të gjatë me ta.

Bricjapi

Kjo është një shenjë shumë tradicionale dhe preferon një martesë të tillë. Po ashtu dëshiron edhe të mos ketë seks para martese. Kjo shenjë është shumë besnike por edhe pret besnikëri absolute nga partneri me të cilin mendon një lidhje shumë të gjatë.

Ujori

Kjo është një shenjë e cila duket se e ka problem të qëndrojë vetëm me një person për më shumë se disa ditë. Variantet e ndryshme janë “erëzat e jetës” për ta.  Ata mund  të kenë një anagzhim intensiv me një person për një kohë dhe pastaj të humbasin interesin.

Peshqit

Edhe kjo është një nga shenjat më besnike  të zodiakut. Ata dëshirojnë  të martohem për  gjithë jetën.

Peshqit mund të jenë të martuar edhe me një të dashur nga shkolla e mesme dhe dashuria e tyre të jetë e përjetshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777