INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilat shenja të horoskopit tradhëtojnë më shumë? Kryeson Shigjetari

Cilat shenja të horoskopit tradhëtojnë më shumë? Kryeson Shigjetari

Publikuar më: 15:57 28-09-2016

Një studim i  bërë nga një vend i specializuar për takimet jashtëmartesore, ka zbuluar se cilat janë shenjat astologjike më jobesnike.  

Interesant është edhe fakti se si shenja e horoskopit zbulon personalitetin dhe tendencën e tyre për të flirtuar.

Sjellja e gjysmës tuaj ka të bëjë me të menduarit dhe përshtypjen që keni se ai po ju fsheh diçka.

Tashmë dyshimeve tuaja në lidhje me besnikërinë e partnerit, iu erdhi fundi dhe nuk ka nevojë për panik. Kjo sepse  astrologjia është këtu për t’iu ndihmuar.

Ja cilat janë shenjat të cilat kanë më shumë gjasa për të tardhëtuar:

Shenja më e pabesë është ...

Gleeden.com,  është faqja e  internetit  për takime jashtëmartesore,e cila  kohët e fundit zbuloi rezultatet tronditëse të një studimi të ndërmarrë nga 2,083 përdoruesit e internetit në mbarë Europën dhe ka zbuluar se kampioni që mban vendin e parë si më i pabesë është ….. zoti “Shigjetar”.

Në qoftë se partneri  juaj është një Shigjetar, kushtojini vëmendje. Por kjo nuk do të thotë që ai të “kryqëzohet”  sepse kur një Shigjetari bie me të vërtetë në dashuri, ai nuk lëviz. Meshkujt shigjetarë  të cilët rezultuan të ishin të pabesë, ishin me të vërtetë të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre.

Të renditur sipas përqindjes:

Shigjetari: 16%

Ujori : 15%

Binjakët: 13%

Bricjapi: 11%

Dashi: 9%

Gaforrja: 8%

Demi: 7%

Peshorja: 5%

Luani: 5%

Virgjeresha: 4%

Peshku: 4%

Akrepi: 3%

Cilët meshkuj duhet të shmangni në bazë të shenjës së tyre të horoskopit?

Dashi

Meshkujt deshë janë shumë të pabesë dhe njihen mirë për këtë pjesë. Ata iu jepen nevojave të tyre pa pyetur më parë veten.

Demi

Këta meshkuj janë zakonisht besnikë dhe shumë të qëndrueshëm. Teksa qëndroni me to nuk keni shumë për tu shqetësuar, megjithatë mbajeni një sy hapur sepse  sesnualiteti i tyre i rrëmbyer  i bën ata të pengohen në një ldihje.

Binjakët

Këta meshkuj janë flirtues, lojtarë dhe vazhdimisht  kanë një lojë të rrezikshme romancë-miqësi e cila i bën më tepër të paqëndrueshëm. Megjithatë nuk ken ipse të shqetësoheni sepse kjo është thejsht një lojë për ta dhe ata kurrë nuk do të shkojnë larg. Janë thjesht ngacmues.

Gaforrja

Këta meshkuj janë të pabesë dhe romantike, edhe pse kjo duket kontradiktore. Kur bien në dashuri, ata do të ndjekin  çdo dëshirë të  tyre  edhe në qoftë se  janë të angazhuar më parë në një tjetër marrëdhënie. Për ta, nuk ka vend për pyetje  për të patur një jetë të dyfishtë për një  kohë të gjatë. Ata marrin gjërat në dorë shumë shpejt dhe  janë shumë të mirë për të bërë zgejdhje.

Luani

Meshkujt luanë,  duan të jenë besnikë  sepse besnikëria është pjesë e madhe e parimeve të tyre. Për ta, ideja e tradhëtisë së gjysmës së tyre, i bën të ndihen keq dhe mendojnë se ky veprim ëhstë degradues. Për fatin e tyre të keq, ata shpesh luftojnë për t’iu rezistuar “thirrjeve” të bukurisë.

Virgjëresha

Meshkujt  Virgjëreshë janë besnikë në çdo rrethanë. Me  ta, ju kurrë nuk duhet të keni frikë.

Peshorja

Ato mund të jenë të pabesë, por vetëm nëse  janë ndjerë të lënë pas dore. Nevoja e tyre për dashuri dhe kënaqësi është më e fortë se çdo gjë.

Kështu që nëse i harroni, ka shumë të ngjarëqë të tundohen për ta gjetur atë ngrohtësi  diku tjetër.

Për fat të mirë, nevoja e tyre për stabilitet dhe harmoni në një marrëdhënie i  shtyn  të mendohen  dy herë para se të bëjnë diçka të ndaluar.

Akrepi

Meshkujt  Akrepë  janë pasionantë  dhe interesantë. Ata iu japin rrugë epsheve të tyre pa problem,

Libidoja  e tyre përmbytëse shpesh i shtyn ata të mashtrojnë.

Shigjetari

Njerëzit i quajnë ata të pabesë, ndonjëherë edhe shumë të pabesë. Shpesh burrat e martuar të kësaj shenje janë ata që bëjën jetë të dysfishtë. Ata duan që të kapin “Normën” e tardhëtive dhe të ndihen gjithnjë të peshkueshëm nga gjinia femërore. Shmangeni këtë djalë sepse ai zotëron artin e maskimit të fakteve.

Bricjapi

Bricjapi është  besnik, madje  shumë besnik, djalë. Me to ju mund të flini pa merak edhe kur janë jashtë me miqtë. Ata kurrë nuk do t’iu mashtrojnë. Madje ju sigurojnë për qëndrueshëmrin e tyre në marrëdhënie. Ata më mirë  “thyhen” sesa mashtrojnë.

Ujori

Meshkujt ujorë  janë të ndryshueshëm, të paqëndrueshëm dhe aspak besnike, sepse ata nuk mendojnë për pasojat sa herë që  veprojnë. Tradhëtojnë më shpesh kur janë të mërzitur me marrëdhënien e tyre. Nuk e vrasin mendjen edhe nëse kapen me presh në dorë dhe bëjën atë që duan.

Peshqit

Këta njerëz janë shumë besnikë dhe të lidhur ngushtë me partneren e tyre. Ata janë të dashuruar vërtetë. I kushtojnë vëmëndjen maksimale partnerit dhe nuk e lënë veten të ndikohen nga një takim joshës.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709