U duk sikur Fero kishte marrëdhënie të mira me Tayna-n pas prishjes së raporteve me Rinën, por një përgjigje e tij së fundi na bëri konfizë!
I ftuar në rubrikën “Kë Zgjedh” në Mirage ai zgjodhi Melindën në vend të Tayna-s dhe Rinës.
Fero dhe Rina njiheshin për miqësinë e tyre prej kohësh dhe një bashkëpunim, por raporti mes dy reperëve nuk është më si më parë.
Ata i kanë dhënë fund miqësisë së tyre dhe kjo u duk veçanërisht kur Fero vlerësoi kundërshtaren e Rinës, Tayna-n.
Krisjet datojnë kohë më parë thoshte një burim për Prive.
“Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin”, tha burimi.
Megjithatë, që krisja në marrëdhënien mes tyre ka lidhje me afrimin e Feros me rivalet e Rinës, nuk përkon me faktin që ai nuk zgjodhi Tayna-n!