INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilës shenjë të horoskopit i përkasin njerëzit më të pasur në botë

Cilës shenjë të horoskopit i përkasin njerëzit më të pasur në botë

Publikuar më: 14:38 11-04-2019

UK Domain, ka publikuar një studim të bazuar në listat e Forbes, sipas të cilit shenja e horoskopit që ka më shumë shanse për të bërë para është Peshorja.

Duke shfrytëzuar listën e Forbes, studimi nxorri në pah se të dytët pas Peshores, renditen Peshqit, të ndjekur nga Gaforrja, Demi dhe Luani.

Peshorja marrëdhëniet me paratë i kanë shumë mirë sepse synojnë drejt perfeksionizmit, ndërsa pas çdo debati apo gabimi, reflektojnë dhe përpiqen të nxjerrin një mësim.

Studimi i atribuon Peshores, një sërë cilësish shumë të rëndësishme në biznes, por i vë theksin ekuilibrit perfekt që kjo shenjë zodiaku ka. Peshorja cilësohet si një shenjë e arsyeshme, por e sjellshme, e qetë dhe me këmbë në tokë.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047