INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilësia e karburanteve, paralajmëron Balluku: Nuk ndalemi vetëm me gjoba

Cilësia e karburanteve, paralajmëron Balluku: Nuk ndalemi vetëm me gjoba

Publikuar më: 14:08 12-08-2019

Ministria e Infrastrukturë dhe Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi sot se do të ketë “zero tolerancë kundër informalitetit cilësor që krijon informalitetin fiskal në sektorin e hidrokarbureve”.

Në një konferencë për mediat në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku theksoi se, në kuadër të planit të masave kundër infomalitetit fiskal ka nisur paralelisht kontrolli kundër informalitetit të cilësisë në tregun e hidrokarbureve.

“Luftë frontale kundër informalitetit cilësorë që është po aq i rrezikshëm sa informaliteti fiskal. Do të vazhdojmë të ushtrojmë kontroll intensiv çdo ditë në çdo hallkë të sektorit të hidrokarbureve, pa asnjë lloj diferencimi në subjektet e mëdha apo të vogla, bizneset e tregtimit, prodhimit dhe eksportimit”- deklaroi Balluku.

“Në Shqipëri për sistemin e hidrokarbureve do të garantojmë kontroll monitorim me zero tolerancë jo vetëm në sektorin e prodhimit por edhe në atë të përdorimit të hidokarbureve, siguria do të jetë në parametrat europian. Kjo do të behet përmes një lufte të paepur. Nuk do ketë thjesht gjoba për subjektet që konstatohen me shkelje. Do të mbyllen ato subjekte që konstatohen me shkelje”, u shpreh Balluku.

Balluku shtoi se brenda muajt tetor do të ngrihet një laboratori i ri i hidrokarbureve në Porto Romano.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583