INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilësia e para! Profesorët e universiteteve do të japin më pak orë mësim...

Cilësia e para! Profesorët e universiteteve do të japin më pak orë mësim...

Publikuar më: 12:23 23-09-2018

Jo në pak raste profesorët e universiteteve kanë ngritur shqetësimin në lidhje me ngakesën mësimore. E dihet që mbingakesa është dhe një kosto për studentët. Po më në fund Ministria e Arsimit përmes një udhëzimi ka vendosur që të ulë orët mësimore të profesorëve në bazë të gradës që zotërojnë.

Ata me titull profesor do të zhvillojnë gjatë një viti akademik 60 orë më pak, pra nga 200, që kanë zhvilluar deri më tani norma ulet dhe shkon në 140 orë. Për ata me statusin lektor ka dhe më shumë lehtësira, nga 260 orë do të zhvillojnë 100 më pak. Ndërsa asistentët që japin vetëm leksione nuk do të bëjnë më shumë se 195 orë. Një ndryshim do të ketë dhe për profesorët me kohë të pjesëshme, ata nuk do të kalojnë normën vjetore prej 120 orësh. Ndërsa shefat e departamenteve do ta kenë dhe më të lehtësuar vitin akademik, pasi do të japin vetëm 90 orë mësim. Edhe zëvendës dekanët nuk do të kalojnë normën e 90 orëve. Po nëse ata kalojnë normën sipas udhëzimit do të paguhen ekstra. Por nga e drejta për orë shtesë sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit përjashtohen profesorët që janë të jashtëm. Qëllimi i këtij udhëzimi lidhet me faktin se ngakesa mësimore e profesorëve dëmton cilësinë e mësimdhënies.

Article Logic
Execution time: 0.0032529830932617