INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilësitë e femrave që arrijnë të bëjnë çdo mashkull për vete

Cilësitë e femrave që arrijnë të bëjnë çdo mashkull për vete

Publikuar më: 14:07 17-05-2017

Femrat më të dëshiruara nga meshkujt janë ato më të pavarurat.

Shikoni disa nga arsyet se përse ato janë të preferuarat e tyre.

Ato janë të vështira për tu kapur
Kjo nuk do të thotë se ato luajnë lojëra,por ato thjesht nuk bien në dashuri me djalin e parë që flirton me to. Ato e bëjnë një djalë që të jetë më këmbëngulës me të sepse ajo e di që ai nuk do heqë dorë.

Femrat që besojnë në dashuri
Është e natyrshme që të gjithë të jemi cinik dhe të duam të kemi një marrdhënie më një djalë apo vajzë që na ngacmon. Ndërsa vajzat që besojnë në dashuri i rezistojnë këtij tundimi derisa ato të besojnë se djali që kanë përballë ka rënë në dashuri me to. Ato e mbajnë romanticitetin gjallë brenda vetes së tyre, sepse nëse nuk presin më shumë prej meshkujve dhe dashurisë atëherë nuk kanë për të arritur azgjë.

Ato nuk bashkohen me broçkullat që bëjnë djemtë
Djemtë luajnë të gjitha llojet e lojërave për të kapur një vajzë, pasi sipas tyre në dashuri dhe në luftë gjithçka është e drejtë. Por gratë e pavarura e mbajnë veten gjithmonë në kontrroll, i tregojnë vetes të vërtetën dhe nëse mendojnë se një djalë nuk do ta bëjë atë vërtet të lumtur, duhet të heqin dorë nga ai.

Ata nuk negociojnë kur bëhet fjalë për gjëra bazike
Ka gjëra për të cilat një djalë dhe një vajzë duhet të bëjnë kompromise por ka gjëra të tjera si barazia mes tyre, mbështetja, të qenurit të sigur dhe respektimi i vlerave për secilin. Gratë e pavarura e kuptojnë kur një mashkull ka probleme të tilla dhe nuk bëjnë kompromis kur vjen puna për këto gjëra kritike.

Femrat që nuk kanë frikë të rrinë vetëm
Gratë e pavarura nuk kanë nevojë për një person tjetër për tu ndier të plotësuara, pasi ato ndihen të plotësuar në shumë aspekte të tjera të jetës së tyre.

Ato fokusohen tek pikat e tyre të forta dhe jo tek dobësitë e tyre
Edhe gratë e forta kanë dobësitë e tyre ashtu si pjesa më e madhe prej nesh, por ato përpiqen ti përcaktojnë vetë mundësitë e tyre. Edhe pse pasiguria është e natyrshme ne të gjithë duhet të bëjmë çmos për ti hedhur poshtë mendimet negative. Në fund të fundit nëse ti sillesh si një grua e dëshirueshme aq më shumë njerëz do të trajtojnë si të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0023021697998047