Njerëzit e famshëm zakonisht kanë premisa për të mbajtur mirë veten. Pamja e jashtme ka shumë rëndësi për ta, por ama jo të gjithë yjet mendojnë njësoj.
Disa janë të fiksuar me pamjen e tyre, disa thjesht duan të qëndrojnë ashtu siç janë. Aktorë si Johnny Depp, Tom Cruise apo legjenda e popit, Madona, s'kanë marrë vendimet më të mira për sa i përket dhëmbëve. Madona ka kryer një veprim mjaft të guximshëm dhe të ekzagjeruar, pasi ajo ka përdorur një aparat të posaçem ari, më një qëllim të vetëm, që të duket sa më ekstravagante.
Johnny Deep ndërkohë ka një dhëmb që për ndonjë arsye të pakuptueshme e ka veshur me një cipë të kuqe.
Sa për Tom Cruise, epo një nga dhëmbët e tij të përparëm ka një formë jo të rregullt, por ai as që do t'ia dijë pasi i pëlqen ashtu siç është.
Steve Buschemi, një tjetër aktor mjaft i famshëm ka kritikuar në mënyrë direkte industrinë e filmit. Sipas tij, nqs ai do të rregullonte dhëmbët e tij asimetrike, ai do të mbetej shpejt i papunë, gjë që s'i intereson.
Fama duket se i kërkon njerëzve që të jenë ndryshe, të jenë të veçantë.