Çfarë ditëlindje më të bukur mund të kalonte Madonna nëse jo pranë fëmijëve të saj?
58 vjetorin e saj, artistja e ka festuar në Cuba krah vajzës së madhe Lourdes dhe vogëlushit 10 vjeçar David. Madonna ndau disa foto me fansat, foto në të cilat kishte pozuar krah fëmijëve. “Dy shpirtra rebel duke vlerësuar artin kuban” shkruan në një foto me djalin David, ndërkohë që duke përqafuar vajzën e saj 19 vjeçare, në spanjisht Madonna i drejtohet si “e çmuara ime, dashuria ime përgjithmonë!”.