Presidenti i SHBA vazhdon të tregojë se është një nga presidentët me të veçantë në botë.
Ai shpesh ka dalë jashtë kornizave të politikës dhe seriozitetit për tu bërë pjesë e nismave të ndryshme sociale ku do të veçonim muzikën…veçanërisht atë hip hop. Dhe duke mbetur tek kjo e funduit, Obama ka përzgjedhur pesë reperët më të mire të cilët vazhdojnë të jenë aktivë.
Ai fillimisht ka cilësuar Jay Z-në si mbret të rep-it, por ka vlerësuar edhe të rinjtë si Kendrick Lamar dhe Chance, shprehet MTV
“Mendoj se reperët e rinj Kendrick Lamar dhe Chance janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Më pëlqen Drake dhe vajzave të mia po ashtu, kurse Jay Z është ende mbreti. E njëjta vlen edhe për Kanye Ëest, ka shumë talenta”, ka thënë Obama.