Këngëtari me famë botërore, Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars.
Ai do të mbajë një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza” dhe pritet që atmosfera të jetë elektrizuese.
Tashmë na ndajnë vetëm 10 ditë nga koncerti i tij dhe për “Anabel.al” organizatorët e koncertit kanë zbuluar detaje të reaj.
Ata kanë treguar se cdo gjë ka përmasat e koncerteve botërore dhe Maluma do të këndojë për gati 1 orë e gjysmë.
“Për herë të parë, Tirana është bërë pjesë e hartës botërore të një artisti në tur dhe eksperienca të tilla tregojnë që show do të jetë identik në të gjitha vendet e botës ku mbahet koncerti. I gjithë koncerti është një suprizë e madhe me çfarë jemi mësuar të shohim në produksionet vendase,” janë shprehur organizatorët.
Gjithashtu ata shtojnë se në koncertin e madh që do të mbahet festën e Ditës së Verës, do të performojnë edhe këngëtarë shqiptarë, por pa zbuluar emrat e tyre.
Deri më tani është zbuluar çmimi i biletave dhe shifrat variojnë nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.