INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilët përfitojnë më shumë aftësi, adoleshentët me të dashur apo jo? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

Cilët përfitojnë më shumë aftësi, adoleshentët me të dashur apo jo? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

Publikuar më: 11:34 12-09-2019

Adoleshentët të cilët qëndrojnë larg takimeve për të gjetur një të dashur kanë aftësi më të mira sociale dhe janë më pak të stresuar në krahasim me bashkëmoshatarët që janë të gatshëm të dalin.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Georgias në SHBA.

Studimi nënvizon se ata të rinj që nuk preferojnë takime të tilla kanë treguar aftësi më të mira në shoqëri dhe kanë patur më pak shenja të depresionit, të ndihen të trishtuar apo pesimistë sikundër mund të ndihen shokët që janë në një lidhje.

Sipas ekspertëve në programet e shëndetit kushtuar adoleshentëve duhet theksuar se edhe zgjedhja për të mos dalë me një të dashur është po aq e pranueshme dhe përfituese sa zgjedhja e kundërt.

Pjesa më e madhe e të rinjve kanë përjetuar një eksperiencë dashurie nga mosha 15-17 vjec. Nëse për disa të kesh një të dashur në këtë moshë është dicka normale psikologët donin të dinin se cfarë ndodhte me ata që preferonin të ishin vetëm.

Për këtë arsye ata vrojtuan rreth 600 adoleshentë të cilëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor.

Çdo vit, adoleshentët u përgjigjen pyetjeve nëse kishin një të dashur, si ishin marrëdhëniet me familjen dhe miqtë dhe nëse kishin simptoma depresioni.Edhe mësuesve iu kërkua të plotësonin pyetësorë për aftësitë sociale dhe drejtuese të studentëve.

Dhe pasi analizuan këto të dhëna u arrit në përfundimin se adoleshentët që nuk kishin një të dashur reflektonin një sjellje më të mirë shoqërore dhe nuk ishin të stresuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885