INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili çift artistësh shqiptarë feston sot 3 vjetorin?

Cili çift artistësh shqiptarë feston sot 3 vjetorin?

Publikuar më: 16:07 12-02-2016

Sot është një ditë e shënuar për ata dhe jo pa të drejtë sepse 3 vjet vërtet që nuk janë pak, veçanërisht kur bëhet fjalë për botën e spektaklit në të cilën gjithçka ecën shumë shpejt, sidomos lidhjet. Por ja pra që Venera dhe Lindi ia kanë dalë mbanë dhe megjithëse janë ende të rinj në moshë, gëzojnë një marrëdhënie e cila pas 3 viteve meriton që minimalisht të konsiderohet si serioze. Ishte këngëtarja nga Struga  ajo që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një fotoje që ka postuar në rrjetet sociale.

Çështë e vërteta, nuk habitemi pasi jemi mësuar që t’i shohim gjithmonë bashkë, si në fotot që ndajnë me fansat, ashtu edhe në videoklipet që publikojnë. Madje edhe në spektaklet e këngës, pasi në Këngën Magjike Venera dhe Lindi performuan së bashku me “Zemër në Katror”. Kujtojmë se Venera dhe Lindi janë njohur në edicionin e dytë të talent show-t “The Voice’, në të cilën artistja 24 vjeçare u shpall fituese. 

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324